Të nderuar pjesëtarë të diasporës, Kemi shtyrë afatin për të gjithë personat të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e projektit MKARTA. Të interesuarit mund të dorëzojnë biografi të shkurtër dhe letër motivuese në e-mailin [email protected] me titull MKARTA, më së voni deri më 4 gusht 2023. Projekti MKARTA është konceptuar si rrjet më i gjerë që do të përfshihej në rrjedhjet sociale në vend dhe u prezantua në maj 2021. Me këtë thirrje, planifikojmë të zgjerojmë listën e personave të dalluar nga diaspora, të cilët kanë dhënë “kontribut të veçantë në përmirësimin e marrëdhënieve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me diasporën apo shtetin në të cilin jetojnë, për përmirësimin e reputacionin ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut ose janë ndërkombëtarisht të njohur dhe profesionistë të njohur në fushën e tyre”. Ju inkurajojmë që të paraqiteni!