E vërteta vonon, po nuk harron. Për të satën herë po dëshmohet, e po forcohen argumentet, se faji nuk qëndron tek të përzgjedhurit, por te përzgjedhësi.
Pas 18 viteve u vulos e vërteta. Në vitin 2006 e në vazhdimësi, nga paknaqësitë e theksuara një numër i konsiderueshëm i themeluesëve, anëtarëve dhe aktivistëve u larguam nga BDI për shkak se Aliu kishte vendosur të privilegjonte dhe autorizonte disa individë të caktuar pa kurrëfarë peshe e merite, përveç që nuk gëzonin autoritet, ishin edhe të paaftë, të cilët mjet veprimi kishin shpifjen, njollosjen dhe përçarjen, e që besa kështu duke u zvarritur e lëpirë mbijetuan gjatë në skenën politike.
E pra në politikë nuk hyet me këmbë të qelqit, po s’je me rrënjë të forta, rri n’shpi se herët a vonë ta tregojn vendin.
Kjo praktikë vazhdoi, megjithë përpjekjet e shumta të individëve dhe grupacioneve për ta ndryshuar mënyrën e funksionimit duke vendosur parimet e meritokracisë dhe vlerave, por krejt këto ishin të kota, nuk arritën asnjë rezultat, sepse tashmë ishte vonë, ne e rritëm aq shumë Aliun, sa që ai u kthye në një lider totalitar e autokrat, por që në mas të madhe i mungonte guximi dhe si i tillë do të mbahet mend.
Që në fillim, të gjithë ia dham mbështetjen e parezervë (shpatën 🔪), besimin dhe përkushtimin Ali Ahmetit për të udhëhequr proceset dhe materializuar kërkesat tona. Ai gjithë këtë besim e përkushtim e keqpëtdori në mënyrën më të poshtër të mundshme, ndërsa arsyetimi dhe bindja tek një numër i madh ishte se “Aliu nuk ka faj, por njerëzit që e rrethojnë”, JO, si atëher, e në vazhdimësi deri më sot u vërtetua se njerëzit që e rrethojnë i zgjodhi i mbajti dhe i mbrojti vet. Kësaj i thonë e bajsh me shëndet, FAJI KA EMËR!