Osmani: Ukraina lufton për të gjithë ne! Nëse fiton Rusia, ne e kemi radhën

Kryediplomati Bujar Osmani në fjalimin e tij në Konferencën “Ukraina: Dy vjet heroizëm” me rastin e dy vjetorit të agresionit ushtarak rus tha se Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, dhe se nëse fiton Rusia në Ukrainë, radhën e ka Ballkani..

Marketing

“Ne nuk e mbështesim Ukrainën vetëm se solidarizohemi, por për shkak se Ukraina sot lufton për lirinë e vet por lufton edhe për gjithë ne. Për shkak se Federata ruse sot paraqet kërcënim më të madh për sigurinë e Europës dhe Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicieve të saja imperialiste por që se Federata Ruse fiton në Ukrainë, të radhës jemi ne”, theksoi Osmani.