Osmani uron Finlandën: Mirë se erdhe në NATO, së bashku jemi më të fortë!

Osmani uron Finlandën: Mirë se erdhe në NATO, së bashku jemi më të fortë! (VIDEO)

Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka uruar Finlandën, e cila sot u bë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në mesazhin e tij të shkurtër, Osmani ka uruar Ditën e NATO-s, 4 Prillin, duke i uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të Aleancës. Ministri në mesazhin e tij deklaron se pret që edhe Suedia të anëtarësohet së shpejti në NATO si vendi i 32-të anëtar.

“Gëzuar 4 Prillin, Dita e NATO-s! Mirë se erdhe në NATO, Finlandë! NATO bashkon, mbron dhe bëhet më e fortë. Me Finlandën jemi 31 vende dhe së shpejti do të jemi 32 me Suedinë. Bashkë më të fortë. Ne Jemi NATO!”, tha kryediplomati Osmani.