Osmani vazhdon turnenë në metropolet Evropiane. Destinacini i radhës Berlini dhe Varshava

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, , Bujar Osmani në kuadër të turneut të tij në metropolet evropiane, nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Federatën e Republikës së Gjermanisë në takim me Ministrinë shtetëror gjerman për Evropë dhe përfaqësues të Federatës së Republikës së Gjermanisë në BE, Majkl Rot.
Tema qëndrore në takim do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut,në drejtim të përkrahjes nga ana e Qeverisë të Federatës Gjermane për vendimin për fillimin e negociatave në tetor, të cilen Bundestagu do të shqyrtojë në seancë më 26 Shtator.
Nga Berlini, Osmani direkt udhëton për Varshavë, ku do të realizoj takime me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane pranë Ministrisë për Punë të Jashtme të Polonisë,Konrad Shmianski, por do të takohet edhe me Ministrin për Punë të Jashtme në Republikën e Polonisë,Jacek Çaputoviç.
Tema qëndrore edhe ne takimet në Poloni do të jenë prespektivat Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe mbështetjen në prag të vendimit për fillimin e negociatave në Samitin e BE-së në tetor.
Vizitat ne Berlin dhe Varshvë paraqesin pjes të turnes Evropiane të Zëvendëskryeministrit Osmani, për vizit në metroploet Evropiane, ku në pragë të mbledhjeve të tetorit të Këshillit të BE-së.

Marketing
Marketing