Osmani: Viti 2030, realisht mund të jetë vit i anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në BE

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot pas takimit me zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon tha edhe ajo ndan mendimin se deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e plotë në Bashkimin Evropian.

Marketing

“Nuk është vetëm pikëpamja ime, por është pikëpamje dhe perspektivë që e ndajnë më shumë persona, më shumë njerëz që vlerësojnë se viti 2030 mund të jetë ai vit, nëse arrijmë konsensus politik dhe vazhdojmë pa ndërprerje në aktivitetet diplomatike, konstatimi i përgjithshëm është se viti 2030 realisht mund të jetë vit i anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”, tha mes tjerash Osmani.