Procesi eurointegrues i vendit dhe zhvillimet politike rajonale e më gjerë, temë e bisedimeve mes ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, dhe diplomatëve nga vendet baltike. Shefi i diplomacisë siguron përkrahjen e vendeve të Vilnusit në procesin aktual të eurointegrimit vendor. Ndërkaq, lidhur me dinamikën e zhvillimeve gjeopolitike si pasojë e luftës në Ukrainë, Osmani me qëndrim se situata imponon nevojë për unitet dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Aleancës Veriatlantike.
“Si përfaqësues të dy shteteve aleate të NATO-s riafirmojmë përkrahjen e vendeve tona për Ukrainën në ballafaqimin me krizat. U dakorduam që përforcimi i krahut lindor të aleancës është me rëndësi për të parandaluar shtrirjen e konfliktin në zonën euroatlantike… Folëm edhe për progresin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, ku theksova nevojën urgjente të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.”,- tha ministri i jashtëm, Bujar Osmani.
Ministri i jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur fuqishëm Maqedoninë e Veriut në fazën aktuale me BE-në, duke besuar se integrimi evropian është shtytës i fuqishëm i proceseve reformues dhe prosperuese. Ndërkohë, sa i përket sigurisë evropiane edhe Lituania e shqetësuar dhe me thirrje për solidaritet për Ukrainën.
“Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian shumë shpejt. Dhuna në Ukrainë, krimet e luftës dhe gjenocidi mbi popullin ukrainas duhet të mbeten në krye të agjendës së OSBE-së dhe më kryesimin tuaj, besoj se do të mundet. RMV meriton respekt special për përkrahjen ushtarake në Ukrainë. Sekretari i përgjithshëm ka njoftuar se samiti i rradhës i NATO-s do të mbahet në Vilnus korrikun e ardhshëm. Shpresoj të festojmë fitoren e Ukrainës dhe përforcimin e NATO-s.”,– u shpreh ministri i jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.
Turin diplomatik në vendet baltike ministri Osmani e përfundon të premten, ku parashihen takime të ndryshme me zyrtarët në Vilnus, Talin dhe Riga.