Osmani vizitë zyrtare në Rumani

Zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani ka nisur sot mini turneun me vizita në vendet kryesuese me presidencën e BE-së. Osmani fillimisht do të qëndrojë në Rumani, e cila aktualisht kryeson presidencën me BE-në, ndërsa më pas do të udhëtojë për Finlandë dhe Kroaci, që gjatë dy cikleve gjashtëmujore do të kryesojnë me presidencën e BE-së.

Marketing

Zëvendëskryeministri Osmsni në Rumani do të takohet me homologun e tij George Camba, kryeministren Viorika Dancila, ministrin e jashtëm Teodor Meleshkanu si dhe përfaqësues të Kuvendit rumun. Në fokus të takimeve d otë jetë procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe sigurimi i përkrahjes nga vendet anëtare.