Bujar Osmani nga Bashkimit Demokratik për Integrim në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “360 gradë” në Alsat e ka quajtur bashkëpunimin mes VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës si joparimorë. Sipas tij ky bashkëpunim është bërë nga “frustracionet dhe nevojë për pushtet”.
“Ky koalicion tani po reflektohet në mbështetje të kandidatit të VMRO-DPMNE-së nga Aleanca për Shqiptarët në Kërçovë, karshi kandidatit të BDI-së, tjetra në Bërvenicë, karshi një kandidati të pavarur”, deklaroi mes tjerash Osmani.