Osmani zotohet se me përkushtim më të madh BDI do të rritë cilësinë e jetës

MPJ Bujar Osmani, MPJ Bujar Osmani, MAJP Naser Nuredini, ME Kreshnik Bekteshi, deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe funksionarë lokal nga Gostivari, Vrapçishti dhe Bogovina, bashkë kanë vizituar disa projekte të rëndësishme në këtë rajon.

Marketing

Nga afër kanë ndjekur fillimin e punimeve për ndërtimin e kolektorit fekale të Blloku Urban 21 në Gostivar, fillimin e ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në Komunën e Bogovinës, si dhe kanë marrë pjesë në inaugurimin e Sallës së Sportit në Dobërdoll të Komunës së Vrapçishtës.

“Jemi këtu si delegacion i Qeverisë për të futur në funksion këtë objekt të rëndësishëm që do ketë efekt për të ardhmen e të rinjve, për shëndetin dhe për funksionimin normal të procesit edukativo arsimor. Projekt në vlerë prej 24 milion denarë që ka qenë në kuadër të iniciativës së Qeverisë për të nderuar Salla sportive nëpër të gjitha vendbanimet tona. Ka qenë shumë e rëndësishme që edhe në vendbanimet të cilat kanë qenë të lëna anash, që të mund të ketë objekte moderne. Do të vazhdojmë me këto projekte. Sot vizituam disa projekte; filluan punimet në Bogovinë dhe Gostivar në sistemin e kanalizimit. Këto projekte do e bëjnë jetën e qytetarëve më të mirë”, deklaroi Osmani, duke u zotuar se Qeveria do të vazhdojë me përkushtimin më të madh në gjitha instancat e mundshme që të përmirësojë jetën e njerëzve.