Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takimin e parë zyrtar me ambasadoren e sapoemëruar të Portugalisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd, Marija Virzhinja Mendes da Silva Pina.
Duke ia uruar ambasadores, Osmani shprehu shpresën se përvoja diplomatike por edhe angazhimi personal do te jep kontribut të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Tema qendrore e takimit ishin sfidat lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të Samitit të BE-së në mars, në drejtim të hapjes eventuale të negociatave me BE-në para Samitit të majit përkushtuar Ballkanit Perëndimor.
“Ne jemi të gatshëm për hapjen e negociatave, shpresoj se Bashkimi Evropian do të krijojë kushte të nevojshme për vazhdimin e procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Osmani, duke potencuar në sinjalet pozitive të cilët vijnë nga Komisioni Evropian dhe nga vendet- anëtare lidhur me metodologjinë për zgjerim.
Osmani iu falënderua për mbështetjen e deritanishme nga ana e Portugalisë të cilët qartë u shprehën përmes ratifikimit të Protokollit të NATO-s, si dhe në mbështetjen e vendit në Samitet e ardhshme.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet e ndërsjella miqësore dhe shprehën gatishmëri për forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.