Osmani:Jemi të obliguar të përgatisim dhe implemetojmë plan të aktiviteteve deri në mars 2020

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot hapi konferencën vjetore të Sekretariatit për Çështje Evropiane, “BASHKË DREJT YJEVE”në të cilën krahas analizave të gjendjeve me integrimet evropiane, do të përgatitet edhe plani i ri reformues në prag të samiteve të BE-së në mars dhe maj vitin e ardhshëm.

Marketing

“Kur do kthehem pas periudhën e kaluar, nuk kam dyshim se, jo vetëm që dhamë gjithçka nga vetja, por – edhe ta përdor sloganin e vitit të kaluar- vërtet bëmë hapërim historik në përgatitjet e vendit dhe përmbushjevetë kushteve për fillimin e negociatave. Mos suksesi i Këshillit për të formuar konsensus për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut, paraqet mossukses të Unionit, dhe jo mossukses të tonin. Praktikisht, me punën tonë, në përgjithësi ndryshuam fotografinë për atë se si kryhen reformat evropiane në vend, duke vendosur shembuj të ri për tërë rajonin”, theksoi Osmani.

“Ne, si vend, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç Bashkimit Evropian dhe NATO, dhe në këtë drejtim janë edhe ambiciet tona. Ne përsëri, si SÇE, nuk kemi gjë tjetër për të punuar përveç harmonizimit me standardet evropiane, implementimittë rregullave evropiane, por edhe frymëzimin e vlerave evropiane në shoqërinë tonë”, përfundoi Zëvendëskryeministri Osmani.

Në Konferencën vjetore të Sekretariatit për Çështje Evropiane pjesëmarrës ishin edhe Zhulian Vasal, Zëvendës-shef i Delegacionit të BE-së në vend dhe udhëheqës i Njësisë për Çështje Politike, AmerKapetanoviç, Shef i Njësisë në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), ErvanFuere, Euro- ambasador i mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe FransoaLafond, dhe ZoltanMarku, këshilltarë të ZKQRMV Osmani të deleguar në SÇE nga Qeveritë e Francës dhe Hungarisë. Në fjalët e tyre, folësit përshëndetën progresin e vendit, si rezultat i përkushtimit të Qeverisë, si dhe punën e SÇE-së, ku dërguan mesazhe se periudha e ardhshme deri tek përcaktimi përfundimtari metodologjisë së re duhet të vazhdojë zbatimi i reformave, sepse transformimi i shoqërisë në përputhje me standardet dhe rregullat e BE-së është e rëndësishme për vendin edhe për përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve të cilët jetojnë këtu, por jo për Unionin.

Gjatë Konferencës është e paraparë të bëhet prerje e të punuarës deri më tani në fushat e integrimeve evropiane, si dhe do të përgatitet plani i ri reformues të aktiviteteve që do të duhet të sigurojnë vazhdimësi në aktivitetet reformuese para samiteve të ardhshme të BE-së në mars dhe maj vitin e ardhshëm.