Osmani:Metodologjia e re e BE-së, në pjesën e parë të muajit Shkurt

Komisioni Evropian prolongon publikimin e metodologjisë për një javë, në vend se më 29 janar, e njejta do të publikohet më 6 ose 7 Janar – tha zv/ kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani.
“Me siguri edhe atje punohet në harmonizimin e metodologjisë. Njëzetë e shtatë vendet anëtare duhet të harmonizojnë tekst të ri të metodologjisë, megjithatë mbajtja e kësaj dinamike për ne është pozitive”, tha Osmani.
Ai vlerëson se Franca tani më ka qëndrim më të butë, nëse ndiqen të gjitha deklaratat e presidentit Emanuel Makron.

Marketing

“Mendoj se Franca tani më ka qëndrim më të butë edhe atë nëse i ndiqni të gjitha deklaratat e presidentit Makron, nëse shihni se disponimi është pozitiv dhe se kushti i vetëm atje është që të miratohet metodologjia e re. Nga ne presin megjithatë ta sjellim Ligjin për prokurori publike, ashtu që edhe një thirrje deri tek partitë politike të mbledhin forca për ta sjell këtë ligj para shpërbërjes së Kuvendit”, nënvizoi Osmani.