Osmani:“Në Maqedoni dhe Kosovë udhëheqin njerëz të dobët”

Bujar Osmani sërish ka thumbuar pushtetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, transmeton TV21.

Në tubimin e BDI-së në Butel, ai tha se ata që udhëheqin për momentin në Maqedoni dhe Kosovë, janë produkt i kohërave të mira dhe se kjo periudhë krijoi njerëz, udhëheqës të dobët.

Marketing

“Periudha e mirë (në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë), krijoi njerëz të dobët, udhëheqës të dobët. Këta të cilët sot pretendojnë të përfaqësojnë popullin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, nuk janë njerëz që kanë kaluar nëpër kohëra të vështira. Ata kanë ndjerë privilegjet e kësaj periudhe të mirë të cilën e kanë krijuar këta njerëz në vitin 2001 dhe i marrin ato të arritura si të qëna, i nënçmojnë, i përqeshin dhe pastaj ndodh ajo çfarë ndodh. Për fat të keq, kjo situatë ndodh edhe në Kosovë”, tha Osmani.

Marketing