Osmani:Rritet sasia e kualitetit të ndihmës japoneze në vend

Nënshkrimi i marrëveshjes për grantin kulturor japonez„ Proekt për përmirësimin e instrumenteve muzikore, pajisjeve për zërim dhe ndriçim në institucionin Kombëtar-Opera dhe Baleti Kombëtar“

Marketing

Sot në hapësirat e Operës dhe Baletit Kombëtar, Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, si përfaqësues i Qeveris së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadoren e Japonisë në vendë, Keiko Heneda si përfaqësuese e Qeverisë së Japonisë, nënshkruan marrëveshje për grantin kulturor japonez „ Proekt për përmirësimin e instrumenteve muzikore, pajisjeve për zërim dhe ndriçim në institucionin Kombëtar-Opera dhe Baleti Kombëtar“.
„Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria e Japonisë do të siguron mjete me vlerë prej 79.800.000 jen, përkatësisht 663.000 euro për blerjen e instrumenteve muzikore dhe pajisje të cilat do të kontribojnë në kushtet dhe kualitetin e performancave në Operën dhe Baletin Kombëtar, me cilën do të mbështetet promovimi kulturor i Republikës së Maqedonisë së Veriut para publikut kombëtar por edhe atij botëror“ – theksoi Osmani, për çka shtoi se këto proekte paraqesin mbështetje direkte nga ana e Japonisë në zhvillimin kulturor dhe civilizues në vend.

„Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme paraqet mundësi të shkëlqyer për kurorëzimin e 25 viteve marrëdhenie diplomatike mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, por edhe fakt për bashkëpunimin e sukseshëm dhe miqësor mes dy vendeve“- potencoi Osmani në ceremoninë, dhe njëherësh shprehi mrënjohje deri te Qeveria e Japonisë, deri te Ambasadorja Haneda, dhe timit të saj në ambasadë, si dhe agjencioni Japonez për bashkëpunim ndërkombëtar për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në realizimin e donacioneve nga Japonia, të cilat këtë vit rezultuan me rritjen e buxhetit zhvillimor në vendin tonë.

Marketing