Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot përmes video-konferencës mbajti takim me Oliver Varheji, Eurokomisioner për Politikë Fqinjësore dhe Negociata për Zgjerim. “Ju përcjelli mirënjohje të sinqertë në emër të gjithë Qeverisë dhe në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për suksesin historik të vendit që më në fund të merr vendim për fillim të negociatave”, theksoi Osmani, duke i drejtuar edhe mirënjohje personale Eurokomisionerit Varheji për kontributin personal për sukses të vendimit të Bashkimit Evropian. Osmani dhe Varheji diskutuan për aktivitetet e Qeverisë dhe të Shtabit koordinues në ballafaqimin me sfidat e epidemisë COVID 19, si dhe mundësitë për bashkëpunim më të thellë në këtë drejtim me institucionet e BE-së. “Ndihma urgjente prej katër milion eurosh, por edhe mundësimi i më shumë se 60 milion euro nga mjete IPA për ballafaqim me sfidat socio-ekonomike, paraqesin ndihmë të rëndësishme nga ana e Bashkimit Evropian, e posaçërisht gëzon fakti që vendi bëhet pjesë e mekanizmit evropian për mbrojtje nga COVID 19, përmes pjesëmarrjes po ashtu edhe në furnizimin e përbashkët të Bashkimit Evropian për mjete medicinale për këtë qëllim” theksoi Osmani. Në vazhdim, Varheji theksoi se si vend – negociues, Republika e Maqedonisë së Veriut fitoi qasje edhe deri tek Fondi Solidar Evropian, prej ku, së bashku me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë përkatëse do të shpërndahen mjetet për ballafaqim të solidarizuar me sfidat e COVID 19.