OVL e UÇK-së kërkon formimin e komisionit të ri për verifikimin e veteranëve

Organizatat e Veteranëve të Luftës në një konferencë për media kanë bërë të ditur qëndrimin e tyre, në lidhje me zhvillimet e fundit ku u publikuan nga mediat listat me emrat e veteranëve që kanë përfituar pensione në mënyrë të kundërligjshme.

Marketing

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka kërkuar nga qeveria që vlerësimi të bëhet edhe një herë nga fillimi.

“Mënyra që ka zgjedhur prokuroria special duke u shdnëruarr në organ hetues nuk çon drejt një zgjidhje efikase, por mund të shkaktojë kaos juridik. Prandaj OVL-UÇK kërkon nga qeveria të fillojë rivlerësimin e procesit me anë të një komisioni të përcaktuar”, ka thënë Gucati.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë veteranëve që deri në vendimet e ardhshme, të mos bëjnë ankesa në Prokurori.

Sipas Gucatit edhe Prokuroria në njoftimin e saj e ka pranuar se në hetimet për veteranët janë bërë lëshime. /Insajderi.com