OVL-UÇK i bashkohet protestës kundër deklaratës së Kurtit për Ivanoviqin

Fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hënën, më 23 janar, do të protestojnë para Qeverisë kundër deklaratave të kryeministrit Albin Kurti ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq.
Pjesëmarrës në këtë protestë do të jetë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku.

Marketing

Teksa e ka bërë të ditur këtë, Klinaku ka bërë thirrje që protesta të mbështetet edhe nga të tjerët.

“E mbështes protestën dhe do të jem pjesëmarrës në të. Kërkoj që të mbështetet edhe nga ju”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në pesëvjetorin e vdekjes së Ivanoviqit, kryeministri Kurti e ka ngritur lart figurën e politikanit serb. Kjo ka sjell reagime të shumta në shoqëri, duke pasur parasysh se ky i fundit ishte gjykuar e dënuar nga EULEX-i për krime lufte ndaj shqiptarëve.

Kurti përmes një videomesazhi ka thënë se Ivanoviqi ka qenë “një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij në Mitrovicë ndërsa këtë e ka bërë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord”.