Një videon e publikuar së fundi në rrjetet sociale shihen mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, dhe trajneri Unai Emery duke debatuar mes vete. Pas kësaj video, mesfushori gjerman me origjinë reagoi në Twitter.
Mesfushori gjerman u la jashtë skuadrës në disfatën e Topçinjve kundër Sheffield Unitedit të hënën. Të mërkurën u publikua një video e dyshes në stërvitje, ku ata duken se po debatojnë të pakënaqur me njëri-tjetrin, transmeton Gazeta Express.
Tifozët fillojnë të mendojnë se çfarë ndodhi mes dyshes dhe mesfushori gjerman i nxiti edhe më shumë këto diskutime me postimin e tij të fundit në Twitter.
“Ti më bën të qesh…”, shkroi Ozil në llogarinë e tij.
Përderisa Emery e ka theksuar vazhdimisht se ai i beson mesfushorit të tij, ai e ka lënë 31-vjeçarin jashtë skuadrës për ndeshjen e së hënës, të cilën “Topçinjtë” e humbëm me rezultat 1:0 kundër Sheffieldit, në kuadër të Premierligës.
Edhe pse takimi i Ligës së Evropës me Vitorian në Emirates të enjten mund të jetë rasti i përsosur për ta riintegruar në skuadër ish-yllin e Real Madridi, Ozili pritet të qëndrojë jashtë formacionit të parë edhe më tutje.
Emery pritet të bëjë ndryshime të shumta në skuadrën për ndeshjen e Ligës së Evropës të enjten. Lojtarët si Kieran Tierney dhe Hector Bellerin pritet të kthehen në skuadër, pas lëndimeve të tyre.
Ndërkohë, Ozili nuk është përballur me lëndime, mirëpo ka luajtur vetëm 142 minuta këtë sezon, gjysma e tyre në ndeshjen kundër Nottingham Forestit në kuadër të Carabao Cup, ndeshje kjo në të cilën ai e mbajti shiritin e kapitenit.
Paraqitja e tij e vetme në Premierligës këtë sezon ishte në ndeshjen si mysafirë kundër Watfordit, në të cilën ai luajti 77 minuta në barazimin 2:2. Përndryshe, ai s’ka qenë shpeshherë as në stol.