Pa distancë dhe pa maska, “party” në Ohër s’ka të ndalur

Nëpër rrjetet sociale po shpërndahen video dhe fotografi nga ahengjet zbavitëse që po organizohen në plazhet e Ohrit gjatë kohës kur vendi ende po lufton me pandeminë Covid-19. Nga videot dhe fotografitë shihet se nuk respektohen masat mbrojtëse, respektivisht nuk mbahet distancë e as maska mbrojtëse.

Marketing

Disa qytetarë të Ohrit theksojnë se mungon ndërhyrja e autoriteteve të cilët nuk po sanksionojnë turistët e padisiplinuar. Qytetarët ankohen edhe për mbeturinat që lihen pas këtyre festave e që në disa raste përfundojnë në Liqenin e Ohrit.

E gjithë kjo ndodhë në kohë pandemie kur vendi çdo ditë regjistron numër treshifrorë të rasteve të reja me Covid-19. Për momentin në vendin tonë ka 3675 raste aktive me koronavirusin e ri, ndërsa gjithsej 497 persona kanë humbur jetën  prej komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga Covid-19.