Kampioni paraolimik Theo Curin përshkoi 122 km në liqenin Ttikaka dhe arriti me not në ishujt Uros në Peru
Notari francez që nuk ka duar dhe këmbë tha se duhet të kesh ëndrra të mëdha sepse një ditë ato bëhen realitet. Sfida e tij nisi si një aventurë për ndërgjegjësim kundër ndotjes së mjedisit.
Ai shoqërohej nga dy sportistë të tjerë me të cilët notoi nga Copacabana në anën boliviane të liqenit Titikaka, 3,800 mbi nivelin e detit.
21 vjeçari ka humbur këmbë e duar pasi u prek nga meningjiti në moshën 6 vjeçare.
Udhëtimi i tyre pritet të përfundojë me mbërritjen në Puno të Perusë për 10 ditë. gjatë udhëtimit ata do pinë ujë të filtruar nga liqeni dhe ushqimin do ta hanë në çanta të ricikluara për të mos ndotur mjedisin.