Nga ora 7:30 deri në orën 15:00 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Kiro Fetak” në komunën e Kisella Vodës, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza pas informatave të marra nga sha. “EVN Maqedoni”
Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik të shpërndarjes, pa energji elektrike nesër prej orës 8 deri në orën 11, do të jenë përdoruesit nga një pjesë e rr. “Radovan Kovaçeviq” në komunën e Gazi Babës.
Nga ora 8:30 deri në ora 16:00 përdoruesit nuk do të kenë energji elektrike nga një pjesë e Studeniçanit në hyrje të fshatit, nga ora 9 deri në orën 13 përdoruesit e një pjese të rrugës “Dresdenska” në komunën e Karposhit dhe prej orës 9 deri në orën 14 përdoruesit e një pjese të fshatit Orizarë e Epërme në komunën e Butelit.