Pa energji elektrike nesër disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Saraj

Pa furnizim me energji elektrike nesër disa orë do të jenë konsumatorët në disa pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Saraj.

Marketing

Siç informon QRMK pas njoftimit nga EVN Maqedoni në periudhën prej orës 08.30 e deri në 14.30, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e fshatrave Nerez i Epërm, objektet e Dare Bombol, Etno fshati, transmetuesi RTV, Uniprokom – Vemaks, Kosmofoni Vodno, pushimorja për fëmijë dhe zyra postare në Komunën Gjorçe Petrov, si dhe një pjesë e konsumatorëve të fshatit Krushopek në Komunën e Sarajit.