Pa energji elektrike nesër këto komuna të Shkupit

Për shkak intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektro përçues në Qytetin e Shkupit pa energji elektrike do të mbeten komunat Studeniçan, Butel, Qendër dhe Gjorçe Petrov.

Marketing

Në periudhën prej orës 09.00 deri në orën 12:00 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Koliçan i Poshtëm në komunën e Studeniçanit, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 14:00, shfrytëzuesit e një pjese të rr “1” në vendin e quajtur Quprian, si dhe një pjesë e rrugës “6” në vendin e quajtur Lubosh, gjithashtu në komunën e Studeniçanit.

Ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të kenë shfrytëzuesit e “Kuçevishka Bara” (Prizrenska nr 22) dhe rrugët përreth në komunën e Butelit.

Pa energji elektrike në periudhën nga ora 14:00 deri në orën 15:30 do të jenë shfrytëzuesit e Shkupit-Qendër: ISHP Spitali i Qytetit, si dhe objektet të biznesit dhe objekte të tjera në afërsi të saj. shatërvani te “Parku grua”, semaforët në udhëkryqin afër Kuvendit, barnatorja “Zegin” afër spitalit të qytetit, objektet e biznesit dhe objekte të tjera të cilat gjenden në afërsi të Spitalit të Qytetit, rr 11 Tetori nr 20, ISHP Klinika Universitare për sëmundje kirurgjike Sh Naumi i Ohrit në komunën Qendër, ndërsa në periudhën prej orës 09:00 deri në orën 15:00, shfrytëzuesit e rr “16” në fshatin Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit. sn/

Marketing