Pa energji elektrike, sot disa rrugë në Shkup

Pa energji elektrike sot nga ora 8:30 deri në orën 15 do të mbeten shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Todor Çangov” dhe një pjesë e rrugës “Bogomilski Pohod” në komunën e Aerodromit, prej orës 9 deri në orën 11 shfrytëzuesit e rrugës ndërtesat e Ankarasë nr 21, 23, 33 dhe objekti i Marketit “Reptil” në Komunën e Karposhit.

Marketing

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 14 do të mbeten shfrytëzuesit e rrugës “Volçe Naumçevski” dhe rruga “Peklane”, prej orës 9:30 deri në orën 11 shfrytëzuesit e një pjese të rrugës “Hristo Tatarçev” nënrruga nr.24 dhe prej orës 12 deri në orën 14 shfrytëzuesit e rrugës “Cërnogorska” nga nr.1 deri në nr.31, rruga “Atanas Kocarev” nga nr.8 deri në nr.20 dhe rruga “Beaz Kule” nga nr.2 deri në nr.24.

Ndërprerja është për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjetin distributiv.

Marketing