Lazio dhe Inter e kanë mbyllur me barazim derbin e xhiros së tretë në Serie A.
Lautaro Martinez (30’) i dha avantazhin mysafirëve, por në gjysmën e dytë Milinkovic-Savic (55’) vendosi baraspeshëm.
Deri në fund, ndeshja nuk prodhoi gola por dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër.
Ciro Immobile (69’) te Lazio dhe Sensi (86’) u ndëshkuan me të kuq.
Inter pas tre ndeshjeve ka shtatë pikë, ndërsa Lazio tubon katër pikë.