Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin

Sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 11-të në Ligën e Parë Fuitbollistike të Maqedonisë, me çka u mbyll cikli i parë nga ato tre të parashikuara të sezonit aktual në futbollin vendor.

Marketing

Në derbin e kësaj javës, e cila u zhvillua në Tetovë, nuk kishte fitues dhe Shkëndija dhe Struga Trim Lum u ndalën në barazimin 1-1. Vendasit hapën rezultatin përmes penalties së realizuar nga Besart Ibraimi, ndërsa Kehinde solli një pike për kampionët aktual.

Skuadra e Rabotniçkit mbetet skuadra e vetme pa disfatë në 11 javë të futbollit, pas barazimit pa gola ndaj Vardarit.

Ndërkohë fitore bindëse për FC Shkupin dhe Gostivarin, të cilët mundën Brera Strumicën, respektivisht Tikveshin. Në përballjet e tjera, Sileksi mundi Besën me 2-0, ndërsa nuk kishte fitues në sfidën në mes Voska Sportit dhe Pelisterit.

Liga e Parë – java 11

Shkëndija 1–1 Struga Trim Lum

Vardari 0-0 Rabotniçki

Gostivari 4–1 Brera

Sileksi 2–0 Besa 1976

FC Shkupi 3–1 Tikveshi

Voska Sport 1–1 Pelisteri

Marketing