Pa rrymë nesër disa pjesë të Qendrës dhe Butelit

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektroshpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e disa pjesëve të komunave Qendër dhe Butel.

Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza në Shkup pas njoftimit të EVN-së, në periudhën prej orës 08:30-15:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Orce Nikollov” në afërsi të komunës së Qendrës deri në rrugën “Kosturski Heroi” (numrat prej 109-121), në komunën Qendër.

Në periudhën prej orës 07:30-14:00, pa rrymë do të mbesin shfrytëzuesit e rrugëve: Aleksandar Urdarevski, Petar Manxhukov, objektet afariste rreth tregut Butel, rruga “Betovenova” në komunën e Butelit.

Marketing