Pa rrymë nesër prej orës 9:00 deri në orën 14:00 do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Lubin dhe EDO TV në Komunën e Sarajit, ndërsa prej orës 9:00 deri në orën 15:00 nga rruga “30” në lagjen Radishan në Komunën e Butelit, kumtoi sot Qendra rajonale për menaxhim me kriza.
Ndërprerja e furnizimit me rrymë bëhet për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në sistemin elektrik të qytetit të Shkupit nga ana e kompanisë energjetike EVN Maqedoni.