Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur që të largojë sigurimin policorë për ish-ministrin e Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Todorov kishte sigurim policor pasi i shte sulmuar para ndërtesës së ministrisë nga ana e gjyshit të Tamarës, Ljupço Stojanovski, i cili e qëlloi me armë ministrin.
Todorov ka pasur sigurim policor për më shumë se një vit, si masë mbrojtëse për të e cila hyri në fuqi në qershor të vitit të kaluar.
Përndryshe, muajve të fundit janë duke u rishikuar masat e sigurisë për gjithë personat që deri tani kanë pasur sigurim policor. Ndërsa përveç Todorivit, pa sigurim policor ka mbetur edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.