Pacientët e shëruar nga Kovid-19 nuk janë imun! 35 persona në vend janë riinfektuar (Video)

epaselect epa08161744 A picture released by Xinhua News Agency shows a medical worker checking the drip of a patient in the Intensive Care Unit (ICU) of Zhongnan Hospital of Wuhan University in Wuhan, Hubei Province, China, 24 January 2020 (issued 25 January 2020). On 25 January, the National Health Commission of China confirmed the death toll from the Wuhan coronavirus outbreak has risen to 41 with 1,287 cases of patients infected as of 24 January. EPA/XIONG QI / XINHUA MANDATORY CREDIT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

35 persona në Maqedoni për së dyti herë janë infektuar nga koronavirusi.
Personat e shëruar nga koronavirusi nuk janë imun për tu infektuar sërish thotë infektologu Aliriza Osmani. Edhe pse trupi ka formuar antitrupa, ata e humbin efektin mbrojtës dhe mund të infektohen sërish, sqaron Osmani.

Marketing

“Normal nëse nuk janë formuar antitrupa organizmi mund të infektohet me virusin njëjtë sikurse virusin sezonal që çdo sezon mund të kapet”, tha Alizira Osmani – infektolog.

Në vendin tonë ka persona të cilët janë infektuar me valën e parë gjatë pranverës, por pastaj janë infektuar sërish me valën e dytë. Raste të tilla ka mjekuar edhe infektologu Osmani. Një mjek dhe një infermiere dy herë kanë kaluar virusin.

“Njëri ka qenë në shërim shtëpiak pa simptoma, simptome shumë të lehta. Ndërsa kolegja tjetër ka qenë e trajtuar në Klinikën Infektive. Simptomat e saj ishin kollitije, kokëdhembje, lodhje, me dhimbje të nyjave, humbjen e shijes edhe pse kishin formuar antitrupa, por edhe jo aq shumë, prap e ka sulmuar të njëjtin organizëm. Unë them se prap për shkak se ka ndikuar frika, pasi që ajo është më e theksuar te ata. Frika është faktori kryesor kyç që bie imuniteti i një organizmi”, tha infektologu, Aliriza Osmani.

Nga janari pritet vaksina kundër kovid 19 për imunizimin e popullatës në vend, ndërsa efektet e vaksinimit do të shihen pas një viti.

“Duhet të kalojnë dy sezone që të shihet se a mund të kap virusin përsëri një person. Pastaj do ta shohim se çfarë suksesi do të kemi me vaksinën dhe prap do të nevojitet kohë dhe pastaj të konstatohet nëse një person e ka kaluar një herë virusin dhe pastaj të shihet a do të ketë mundësi të kapet përsëri nga ky virus”, potencoi Aliriza Osmani – infektolog.

Mjekët këshillojnë që personat që kanë pasur virusin korona të vazhdojnë të ndjekin protokollet dhe të ndjekin masat sikur të mos kishin kaluar sëmundjen. Të marrin vitamina dhe të ushqehen shëndetshëm.

Marketing