Kishte futur në gojë një gozhdë për të luajtur, por për shkak të pakujdesisë një qytetar nga Kosova e kishte përpirë të njëjtën. Të tmerruar nga ky rast familjarët e kishin dërguar për trajtim në Klinikën e Otorinolaringologjisë në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
Drejtori i Klinikës së Otorinolaringologjisë (ORL) në QKUK, Hajdin Thaçi, ka thënë për “Zërin” se rreth 1.880 operacione gjatë këtij viti janë realizuar në këtë klinikë.
Fatmirësisht, sipas tij, asnjëri nga operimet nuk ka përfunduar me fatalitet.