Një mosmarrëveshje midis një pacienti dhe një mjeku në Tetovë ka përfunduar me përgjakje. Një pacient i cili ishte në gjendje të nervozuar nga Reçica e Madhe e ka rrahur një mjek në Klinikën e Tetovës. Sipas informatave jozyrtare, mjeku është në gjendje kritike dhe është transferuar në klinikat e Shkupit.
“Ngjarja në polici është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 9. Një 45 vjeçar me iniciale A.E i cili kishte qenë i punësuar në repartin lëkurës pranë Klinikës së Tetovës është sulmuar fizikisht nga 43 vjeçari pacient me iniciale A.B nga reçica e Madhe. Sulmuesi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.