Deri më sot, komuna e Kërçovës kishte një rast të
infektuar me Covid-19 zyrtarisht edhe pse ai në
fakt ishte një i kthyer nga jashtë dhe i vendosur në
karantinë shtetërore. Ndërsa rasti i sotëm është një person nga Kërçova që ishte shtruar në spital në
Ohër dhjetë ditë më parë.meqë vuante nga pneumonia bronkiale. Është interesantë
fakti , siç shpjegojn nga Trupi Koordinues në Kërçovë, se në testin e parë para
dhjetë ditë në gjatë shtrimit në spitalin e Ohër,pacienti ishte negativ, ndërsa testi i
fundit i rezultateve të publikuara sot ka qenë pozitiv. Të gjitha masat do të
ndërmerren ashtu siç rekomandojn nga autoritetet kompetente , do identifikohen
familjarët e tij do testohen normalisht edhe do izolohen edhe pse praktikisht ai
kohëve të fundit nuk ka pas kontakt me familjarët e tij sepse ka qen i izoluar në
spitalin e Ohrit,ku ne ditën e parë të shtrimit në këtë spital analizat i kanë dalë
negativ,sqaron Trupi Koordinues në Kërçovë.