Testi i kryer në laboratoret e Klinikës Infektive në Shkup kanë treguar se pacienti që mbrëmë është lajmëruar në këtë klinikë nuk ka koronavirus.
Kjo u bë e ditur gjatë orëve të vona të natës nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell INA. Pacienti ka pasur diarre. Ai gjatë ditës së djeshme ishte kthyer nga Milano dhe se vullnetarisht ka kërkuar ndihmë mjekësore në klinikë. Derisa kanë dalur rezultatet e testimit, pacienti ka qenë në izolim.
Ai dje pasdite nga Milano kishte mbërritur në Shkup, dhe se gjatë kalimit në kamerat termale në aeroport ka pasur një fotografi të lehtë klinike gjatë kontrollit në aeroport, nuk ka pasur temperaturë të lartë dhe se gjendja e tij ka qenë stabile. Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe mbrëmë përgënjeshtroi informacionet se në Maqeoninë e Veriut ka një rast me koronavirus. Ai ka thënë se personalisht ka verifikuar dhe se nuk ka ndonjë pacient të tillë. Ai bëri thirrje që të mos përhapet panik.
Paraprakisht Ministria gjatë ditës doli me disa masa preventive që përfshijnë rritjen e kontrolleve nëpër pikat kufitare, sidomos për personat që vijnë nga vendet kritike, sigurimit të hapësirës së izolimit të udhëtarëve në disa qendra mjekësore dhe formimin e një shtabi të krizës që do të bashkërendoj aktivitetet me institucione tjera.