Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se një ndarje e vendit si zgjidhje e problemeve me Serbinë do të ishte shkelje e sovranitetit dhe askush në Kosovë nuk do të ishte i gatshëm për të një diskutim të tillë. Pacolli, siç njofton Klan Kosova, ka thënë po ashtu se ka shumë probleme të tjera për t’u zgjidhur me Serbinë para se të shtrohet kjo çështje.
“Unë nuk kam dëgjuar deri më tash se është diskutuar për ndarje të Kosovës. Deri tash ka pasur vetëm zëra për këtë çështje. Por, nëse këto zëra janë të vërtetë do të kemi shkelje të sovranitet të Kosovës. Mirëpo, një temë e tillë tash është e rëndë diskutohet. Kemi tema të tjera që duhet të bisedohet me Serbinë. Deri më tash nuk është diskutuar askund për çështjen e ndarjes së Kosovës”, ka thënë Pacolli. Në një prononcim të tij për Zërin e Amerikës, ai ka folur edhe për çështjen e kompromiseve mes Kosovës dhe Serbisë. “Kosova është shumë e vogël. S’kemi çka t’i ofrojmë askujt. Ne kemi dhënë çdo gjë deri tash. Tash duhet të jemi unik në dialog”. Pacolli ishte në Uashington për të marrë pjesë në Ministerialin e Departamentit të Shtetit mbi Lirinë Fetare