Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me ftesë të sekretarit të Shtetit Mike Pompeo, mori pjesë në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it, i cili u mbajt në Uashington.
“Në Washington, me ftesë të sekretarit Pompeo po marr pjesë në takimin e ministrave të koalicionit kundër ISIS-it”.
“Republika e Kosovës qëndron fuqishëm në krah të SHBA-së në luftën kundër kësaj organizate terroriste e cila i ka shkaktuar dëme edhe vendit tonë”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.