Pacolli ka disa fjalë për policinë pas arrestimit të Naim Murselit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi policia ka arrestuar ish këshilltarin e tij si të dyshuar për vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli.

Marketing

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka përgëzuar policinë për punën e tyre.
“I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë. Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj. E pabesueshme dhe e trishtueshme”, tha Pacolli,

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/885850572903835?ref=embed_post