Pacolli konfirmon: Vuçiqit i është lejuar vizita në Ujman pas presionit nga BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha se Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, i është lejuar vizita në liqenin e Ujmanit gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë këtë fundjavë.

Marketing

“Po i është lejuar vizita. Vendimi është marrë para gjysmë ore”, tha Pacolli për KALLXO.com.
“Kemi pasur presion nga BE dhe aleatët, nuk kemi pasur zgjidhje tjetër”, tha Pacolli.

Edhe Vuçiq, para pak minutave e konfirmoi nga Beogradi se do të qëndrojë në liqenin e Ujmanit, kërkesë që paraprakisht i ishte refuzuar nga ministria e Jashtme e Kosovës.