Pacolli ndan rrogën e janarit për të dëmtuarit nga vërshimet, fton kolegët ta bëjnë të njëjtën

epa02596395 Behgjet Pacolli, the newly elected president of Kosovo speaks at the parliament in Kosovo's capital Pristina, on 22 February 2011. Kosovo parliament has elected businessman Behgjet Pacolli as country's new president. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i AKR-së, deputeti Behgjet Pacolli, ka thënë se e ka ndarë pagën e tij vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës për të sanuar dëmet nga vërshimet.

Marketing

Në një postim në Facebook, Pacolli pati edhe një kërkesë për kolegët e tij në qeveri e kuvend që të ndajnë së paku pagën e janarit për këtë kauzë, përcjell klankosova.tv.

“U gëzova që pash kolegët deputetë dhe ministrat që po vizitojnë dhe po solidarizohen me të prekurit. Nga kjo kam vendosur që, pos tjerash edhe paga ime vjetore e deputetit t’i kushtohet këtij fondi për sanimin e dëmeve të vërshimeve. Në këtë rast ftoj të gjithë kolegët deputetë dhe ministrat që të ndajnë pagën e muajit janar për të gjithë të prekurit. Kjo është forma e duhur që ne si përfaqësues të popullit të jemi pranë qytetarëve tanë të prekur. E mirëpres mbështetjen e të gjithëve dhe ju jam mirënjohës”, shkruan Pacolli, përcjell klankosova.tv.

Ai falënderoi miqtë e tij dhe qytetarët e vullnetit të mirë që, siç u shpreh ai, “vazhdojnë të mbështesin fondin ‘Vërshimet e Janarit 23′”, ndërsa kërkoi që të vazhdojnë të ndihmojnë.

Deputeti Pacolli ka publikuar edhe një herë të dhënat për fondin ku qytetarët mund të kontribuojnë:

Banka Ekonomike Prishtinë

Llogaria: XK51401000000912949

Sëift: EKOMXKPR XXX

Emërtimi i llogarisë: Fondacioni Behgjet Pacolli

Përshkrimi: Vërshimet e Janarit 23

Marketing