Pacolli pasi dhuroi një milion euro: Kjo është minimalja që duhet të kontribuohet

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, pasi ka dhuruar një milion euro për t’i ndihmuar viktimat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, ka thënë se kjo është minimalja që duhet të kontribuohet.

Marketing

Kështu ka thënë ai në një lidhje direkte për “Open” duke shtuar se fondacioni i tij bën shumë vepra humanitare, por ato nuk publikohen.

“Kemi marrë masa të nisen grupet e emergjencës dhe ka qenë një mobilizim i shpejtë dhe jam krenar që një shtet si Kosova ka dëshmuar se merr masa emergjente në kohë të caktuar. Unë kam kaluar rreth e përqark atyre objekteve dhe kam aktivizuar këdo që kam pasur në telefonin tim”.

“Jam i bindur që një milion euro është minimalja që duhet të kontribuohet, fondacioni im bën shumë vepra humanitare, por ato nuk publikohen”.

“Ka qenë vajza ime ajo që ka dashur që kjo shumë të kontribuohet, jam i lumtur që pas publikimit kanë ardhur informata të mira dhe secili ka dashur të kontribuojë”.

Marketing