Pacolli thotë se është në Shqipëri

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është në Shqipëri duke punuar në projektin për rindërtim të Thumanës, që ishte dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit që pati goditur Shqipërinë në nëntor të vitit të kaluar.

Marketing

“Ç’është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time? Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votuam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?”, ka thënë Pacolli në një postim në rrjetin social, Facebook.

Me mendje dhe me zemër 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik,…

Publiée par Behgjet Pacolli sur Jeudi 30 avril 2020