Pacolli thurr lavde për Marrëveshjen e Ohrit dhe shqiptarët në Maqedoni

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar 18 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoninë e Veriut. Ai përmes një porosie në profilin e tij në facebook ka shkruar se shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.

Marketing

“Më 13 gusht para 18 viteve u nënshkrua Marrëveshje e Ohrit, me të cilën iu dha fund konfliktit disamujor në Republikën e Maqedonisë së Vetiut në vitin 2001. Marrëveshja e Ohrit mori përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare dhe nga blloku politik shqiptar dhe maqedonas, si kornizë e vetme për zhvillim të shtetit multietnik duke krijuar një format evropian për bashkëjetesë ndëretnike. Shqiptarët në Maqedoninë së Veriut janë një element thelbësor i orientimit euro-atlantik të vendit.”, ka theksuar Pacolli.