Pacolli: Tomor Morina shumë shpejt do të kthehet në shtëpi tek familja

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i lumtur që Tomor Morina sipas tij ka fituar betejën e parë të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut për të kundërshtuar kërkesën serbe për ekstradim.

Marketing

Këtë e tha Pacolli me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Ne besojmë fuqimisht në punën profesionale të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe lidhjen e miqësisë që kanë vendet tona”.

“Shumë shpejt ai do të kthehet në shtëpi te familja dhe miqtë e tij dhe u bëj thirrje të gjithëve të jenë të durueshëm”, ka shkruar Pacolli.