Padi kundër një qytetari të Haraçinës për shitje të lëndëve narkotike

Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka dhënë urdhër për të iniciuar procedurë hetimore kundër një banori nga Komuna e Haraçinës, për shkak të prodhimit dhe futjes në treg të lëndëve narkotike.

Marketing

Gjatë kërkimit në hapësirat e shtëpisë në të cilën banonte i dyshuari dhe në hapsirat e bodrumit janë gjetur gjithsej 128,63 gramë kokainë. Droga ishte e përgatitur për shitje dhe ndarë në qese të vogla plastike.

Prokurori i rastit nga PTHP-ja e Shkupit ka vlerësuar se janë plotësuar dispozitat ligjore, dhe deri te gjykatësi me procedurë paraprake deri te Gjyqi Themelor Publik – Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masës së arrestit për të dyshuarin.

Marketing