Zyra e jashtmë për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër M.S. (57) nga Prilepi dhe personit juridik SHPKNJK “ELA TRANS”- fshati Mazhuçishtë për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim në procedurën për thirrje publike, ndarje të marrëveshjes për furnizim publik apo partneritet privato-publik”.
Më 10.12.2014, M.S., kryetar i komunës së Dollnenit ka njoftuar se MPB ka sjell vendim për furnizim publik për ndërtim, rikonstruim dhe mbrojtje të rrugëve lokale, rrugëve dhe urave në komunën e Dollnenit në vlerë prej 15.776.000 denarë.
“Pas nënshkrimit të furnizimit publik, pesoni i lajmëruar publik në dokumentin e tenderimit ka dorëzuar certifikatë me përmbajtje të pavërtetë për taksa dhe kontribute të paguara me çka kanë kryer keqpërdorim në procedurën”, qëndron në komunikatën e MPB-së.