Padi penale ndaj katër personave në Shkup, kanë vjedhur rreth 350 mijë denarë

SPB Shkup ka ngritur padi penale kundër katër personave nga Shkup, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Marketing

Personat K.T (41), Sh.D (35), M.XH (33) dhe B.Xh (28) në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar pasuri në vlerë prej 350 mijë denarëve.

Siç thonë nga MPB, të paditurit veprën penale e kanë kryer natën mes 22 dhe 23 dhjetorit të vitit të kaluar në rrugën “Bellasica” në hapësirat e parkingut të “Skopski Saem”.

“K.T dhe Sh.D me përdorimin e mjeteve të forta kanë thyer xhamin e një makine me targa bullgare dhe e kanë hapur derën. Janë futur brenda dhe kanë marrë një çantë në të cilën ka pasur çelësa, 250 mijë denarë dhe 570 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se pas aktiviteteve të ndërmarra, personat e paditur janë arrestuar dhe dorëzuar në stacion për procedura të mëtejshme.