Sektori për krim kompjuterik dhe kibernetikë ka ngritur padi penale kundër një personi për shkak të dyshimit se ka rrezikuar zigurin e deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.
“Sektori për krim kompjuterikë dhe kibernetike në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Prokurorin Themelore Publike Shkup ka marrë masa edhe aktivitete për shkak të shpërndarjeve në rrjetin social “Facebook” nga ana e B.B. (49) nga Shkupi, me të cilën ka rrezikuar sigurinë e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë dhe për shkak të shpërndarjes së materialeve raciste dhe ksenefobike nëpërmjet rrjetit të sistemit kompjuterik gjegjësisht për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” dhe “shpërndarjes së materialeve raciste dhe ksenefobike nëpërmjet sistemit kompjuterike”.
Me urdhër të PTHP-së B.B më 09.01.2019 është thirrur në stacionin policor, ndërsa janë marrë mjetet për mbledhje të dëshmive.
Sektori për krim kompjuterikë dhe kibernetike do të vazhdojë me aktivitetet me qëllim të sanksionimit të këtyre rasteve.