Padi për adoleshenten që braktisi foshnjën e porsalindur

Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se kanë kryer zbardhjen e plotë të rastit, lidhur me fëmijën e porsalindur, që më 02.07.2018, është gjetur i braktisur para Shtëpisë për fëmijë të porsalindur në Manastir, ku janë ngritur padi penale ndaj tre personave: ndaj nënës minorene të fëmijës së porsalindur të gjinisë femërore, burrit të saj me të cilin nuk kanë qenë të kurorëzuar dhe babait të saj.

Marketing

“Për shkak bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,Braktisje të fëmijës së pafuqishëm,, deri te Prokuroria themelore publike e Manastirit, është ngritur kallëzim penal ndaj nënës 17-vjeçare nga fshati Zhelinë, (neni 200 nga Kodi penal i R.M-së).Për shkak të bazave të dyshimit, se ka kryer vepër penale, “marrëdhënie jashtëmartesorë me person të mitur e cila ka mbushur 15 vjet, ende pa i mbushur 16 vjet”, ( neni 197 nga Kodi penal i Republikës së Maqedonisë), deri në Prokurorinë themelore publike në Tetovë, është denoncuar 27-vjeçari Sh.A. nga fshati Leshnicë e Poshtme e Tetovës, dhe për të njëjtën vepër dyshohet edhe 38 vjeçari B.A. nga fshati Zhelinë e Tetovës, i cili e ka lejuar në gjë të tillë, gjegjësisht ka lejuar që minorenja të jetoj në bashkësi jashtëmartesore me një person tjetër” thuhet në njoftimin nga SPB-ja në Tetovë.

Marketing