Padi për disa shkupjan! U kapën me PCR teste të falsifikuara

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë parashtruar disa padi penale kundër disa personave që janë kapur me PCR teste të falsifikuar.
Është parashtruar padi kundër 48-vjeçares K.F. nga Shkupi. E njëjta dyshohet se ka falsifikuar dokument dhe nuk ka vepruar sipas rregullave shëndetësore.

“Me datë 23.10.2021 në pikën kufitare Tabanoc, e raportuara ka dorëzuar test PCR të falsifikuar”, thuhet me stjerash në njoftimin e MPB-së.

Të njëjtën ditë dyshohet se 25-vjeçari S.M. nga Shkupi gjithashtu ka dorëzuar test të falsifikuar PCR.

Nga MPB shtojnë se edhe 52-vjeçari S.N. nga Shkupi, dyshohet se me datë 27.10.2021 në vendkalimin “Tabanoc” ka dorëzuar test të falsifikuar PCR.

Marketing